TIRANE, 16 mars 2013- CEZ Shpërndarje njofton se si pasojë e disa defekteve në rrjet disa zona në Tiranë do vuajnë mungesën e energjisë elektrike.
Sipas CEZ, si pasojë e një defekti në nënstacionin në varësi OST pa energji janë zona e Harry Fultzit dhe një pjesë e Don Boskos.
Po sipas CEZ, pa energji është edhe zona nga Shkolla e Baletit, deri tek Liceu Artistik.
Shkak për këtë është bërë këputja e kabullit elektrik nga një firmë ndërtimi që po shtron rrugën.
CEZ Shpërndarje njofton konsumatorët se po punohet për riparimin e defekteve me qëllim rikthimin e energjisë.





