TIRANE-CEZ AS, prodhuesi më i madh i energjisë theksoi se protestat në Bullgari kundër faturave të larta për energjinë ndryshojnë nga situata në Shqipëri, ku kompanisë iu hoq licenca. 

Kështu citon kreu i shpërndarjes Tomas Pleskac, shkruan Bloomberg. 

Qindra bullgarë protestuan në fundjavë kundër faturave të larta të çmimit të energjisë. Tre kompani të shpërndarjes së energjisë në Bullgari menaxhohen nga CEZ. 

Ndërkohë Shqipëria i hoqi licencën CEZ në muajin Janar të këtij viti pas mosmarrëveshjet për tarifat mbi energjinë.