DURRËS, 23 qershor 2014   I zoti e jep, tellalli s’e shet: Tirana njofton se do t’u hiqeshin dritat disa fshatrave që furnizohen nga nënstacioni i Shijakut për arsye remonti të këtij të fundit, vartësit në qytetin bregdetar e mohojnë

ÇEZ Shpërndarje ka njoftuar pajtimtarët se do të kryente punime remonti më 23 qershor 2014 në nënstacionin 35/6 kV Shijak.

Për arsye sigurie të specialisteve që kryejnë remontet, do të stakohej energjia elektrike nga ora 9:00 deri në 15:00 për pajtimtarët në Shijak, Gjepalaj, Romanat, Greth, Shkallnur, Likesh, Radiostacioni Shijak, Shahinaj (shih faksimilen e print-screen-it të faqes në ÇEZ Shpërndarje, pjesa e mbuluar me blu).

“Dyrrah”-u u interesua nëse u krye remonti i paralajmëruar, por burime zyrtare të administratës qendrore me përfaqësi në Durrës bënë të ditur se ka pasur një defekt, që është ndrequr, por jo remont.

Këto burime mohuan që të jetë ndërprerë energjia elektrike.

Madje, u tha se “ka mundësi që ÇEZ Shpërndarje mund të ketë ndërruar mendje”, pasi “paria” e Durrësit “nuk kishte dijeni për këtë njoftim zyrtar”, që u dha dhe nga televizionet.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/