Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në Singapor, ku një motor është përplasur me një makinë të ndaluar.
Një automjet kishte ndaluar në korsinë e shpejtësisë, për shkaqe ende të paqarta, ndërsa një motor me të cilin po udhëtonin dy persona përplaset pas saj, kur pasagjeri i motorit fluturon mbi makinë.
E gjitha ngjarja është filmuar nga një kamera e vendosur në një tjetër automjet që kishte ndaluar pas makinës që bllokoi trafikun. Pamjet e aksidentit të tmerrshëm u shpërndanë me shpejtësi në internet.
Dy personat e aksidentuar u dërguan në spital me plagë të shumta, por fatmirësisht duke parë aksidentin po cilësohen me fat që mbijetuan.





