Pas pjesëmarrjes në “Dancing with the stars”, ku u njoh edhe me këngëtaren shqiptare Soni Malaj, Mirko Lucarelli, u bë i njohur edhe në Shqipëri.
Balerini italian, gjatë spektaklit ku ishte i punësuar arriti të bënte për vete këngëtaren, me të cilën pas një romance të gjatë u martuan, ndërsa sollën në jetë edhe vogëlushen e tyre Anna. Ndarja e tyre ishte e papritur, megjithatë çdo gjë e ka një shërim.
Pak kohë pas ndarjes në jetën e Sonit hyri Klevis, biznesmeni nga Tirana. Por ku është sot Mirko? Edhe ai pas ndarjes nga Soni nuk ka qëndruar me kokën pas. Pak kohë më parë u zbulua se Mirko kishte gjetur një të dashur të re, e cila siç duket nga fotoja nuk ka asgjë të përbashkët me Sonin. Biondja simpatike është italiane dhe merret me botën e artit.
E ndërsa shijon dashurinë, Mirko vazhdon impenjimet si balerin në Itali./360grade.al