Sipas pacientit ngjala ishte futur në trupin e tij pasi ai ishte kaps dhe nga ato që kishte dëgjuar ngjala mund ta shëronte.
Ende nuk është zgjeruar mirë në treg “Samsung Galaxy S8”, ndërkohë në internet po qarkullojnë video se si do të jetë pasardhësi i tij “Samsung Galaxy S9”.
Sipas pamjeve që shihen në videot e hedhura online, gjenerata e re e telefonit premium të “Samsung” do të jetë e mahnitshme me 95% të trupit që përbëhet nga ekrani me diagonalen prej 5.8 inç, 4K AMOLED Infinity Display, Snapdragon 845 CPU, dy kamera të pasme me 12MP, 6 dhe 8 GB RAM, dhe kamerën e përparme me 8MP.
“‘Samsung Galaxy S9’ ka një ekran që shkon deri në fund dhe ballina e lartë e pajisjes është shkurtuar në mënyrë drastike, me një kamerë të vogël për selfie dhe mikrofonin po ashtu të vogël për të mos zënë vend”, raporton “Concept-Phones”.





