Andres Iniesta njoftoi largimin nga Barcelona në përfundim të sezonit në një konferencë për shtyp të organizuar në qendrën sportive të klubit katalan, ku ishte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmijët e tij.
Pavarësisht lotëve që nuk mundi t’i përmbante në komunikimin me gazetarët, Don Andres u shfaq i buzëqeshur pas konferencës, i shoqëruar nga familja e tij.
Më pas të gjithë futbollistët e Barcelonën e takuan përzemërsisht virtuozin “blugrana”, që pritet të nisë një eksperiencë të re në kampionatin kinez.





