Pas vizitës së tij në Tiranë dhe takimit që ka bërë në burgun e Durrësit me Fredi Belerin, ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit, Yiannis Oikonomou ka theksuar edhe njëherë rëndësinë që ka për Greqinë kjo çështje.

Ai kërkoi që kryetari i zgjedhur i Himarës duhet të betohet sa më parë teksa tha se nuk po merren parasysh parimet e shtetit ligjor, prezumimi i pafajësisë dhe respektimi i të drejtave politike.

U takova sot në burgjet e Durrësit, në prani të ambasadores tonë në Shqipëri, znj. Konstantinas Kamitsi, me kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës , anëtar i minoritetit etnik grek të Shqipërisë, z. Fredis Beleris, i cili qëndron në paraburgim për më shumë se katër muaj.

Për Greqinë ky rast ka qenë që në fillim dhe mbetet tejet serioz. Respektimi i shtetit të së drejtës dhe i të drejtave politike janë parimet dhe vlerat kryesore evropiane.

Qëndrimi i Greqisë është se në rastin e zotit Beleris nuk merren parasysh parimet e shtetit ligjor, prezumimi i pafajësisë dhe respektimi i të drejtave politike. Pala shqiptare duhet të lejojë menjëherë betimin e zotit Beleris si kryetar bashkie, duke respektuar verdiktin e qytetarëve në zgjedhjet e fundit.

Zgjatja e situatës aktuale hedh një hije serioze mbi marrëdhëniet tona dypalëshe dhe është në kundërshtim me të drejtën ligjore evropiane, me gjithçka që ajo përfshin.”, ka thënë ai.