Moderatori i emisionit “360 Gradë” në RTV Ora, Artur Zheji tha se më 30 qershor do të shkojë në plazh, ndonëse ishte në dilemë.

Pjesë nga diskutimi: 

Julian Deda: Ti çfarë do të bësh më 30 qershor?

Artur Zheji: Edhe unë do iki në plazh. Kam edhe unë të njëjtën dilemë, por ai do të fitojë edhe pa votën time. Sepse praktikisht nuk do të ketë zgjedhje normale.

Sazan Guri: Unë jam i bindur për një gjë, që data 30 qershor nuk do ndajë njerëzit nga pikëpamjet ideologjike, sepse kështu mendohet.