Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka paralajmëruar finalizimin e dy operacioneve të mëdha, pasditen e kësaj të premteje të policisë Shqiptare në bashkëpunim me autoritete në Spanjë dhe Gjermani.

Duke folur nga Lezha, ku ishte i pranishëm në Forumin për Siguri Publike, Xhafaj tha se “jo më larg se sot, unë besoj pasdite ndoshta, kur ta finalizojë Policia e Shtetit, ka dy operacione shumë të suksesshme me Spanjën dhe me Gjermaninë, që kanë të bëjnë me aktivitet të rëndë kriminal dhe ne kemi filluar njëkohësisht me partnerët tanë çështjet penale”, tha ministri, pa dhënë detaje të mëtejshme rreth këtyre operacioneve.