I dëmtuar rëndë që nga tërmeti i 26 nëntorit, rrënojat e murit të kalasë së Durrësit vazhdon të qëndrojnë në mes të rrugës.

Nënkryetari i PD Durrës, Arlind Boshku, ka postuar një foto të murit të shkatërruar dhe ndërsa shpreh keqardhjen për gjendjen e tij shtron pyetjet se çfarë do të bëhet me kullën dhe nëse institucionet si Drejtoria e Monumenteve të Kulturës dhe bashkia e qytetit kanë bërë ndonjë përçapje që të nisë restaurimi i tij.

Sipas Boshkut, ajo që dëgjohet është vetëm propagandë, pasi asnjë hallkë e shtetit nuk funksionon.

“Shqipëria sot ka 1001 halle, asnjë hallkë e Shtetit nuk funksionon! Dëgjojmë veç propagandë!”– shkruan Boshku.

Postimi i plotë:

Keqardhje e madhe të shoh akoma këto rrënoja të shkaktuara që prej tërmetit të 26 nëntorit, në mes të Durrësit, në mes të rrugës, tek vijat e bardha, kullën fortifikuese të murit të kalasë së Durrësit!
Nuk kam dëgjuar deri më sot asnjë Institucion të flasë në lidhje me këtë problem se ç’do të bëhet me kullën?
Drejtoria e Monumenteve të Kulturës a funksionon?
Bashkia e Durrësit a ka bërë ndonjë lëvizje për të çuar përpara restaurimin?
Shqipëria sot ka 1001 halle, asnjë hallkë e Shtetit nuk funksionon! Dëgjojmë veç propagandë! — at Kalaja E Durresit.