Familjarët e pengjeve izraelite të rrëmbyer nga Hamasi po zhvillojnë një protestë sot.
Ata i janë drejtuar rezidencës së kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe kërkojnë lirimin e 134 pengjeve që besohet se mbahen ende në Gaza nga Hamasi.
Një protestuese, Ila Metzger, vjehrri i së cilës është ende peng i Hamasit, u shpreh: “Netanyahu, jam i lodhur. 134 pengje. Nëse do të ishte vajza juaj, çfarë do të bënit?”.
Protestuesit po i kërkojnë qeverisë izraelite që të ketë prioritet lirimin e pengjeve duke bërë një marrëveshje armëpushimi me Hamasin, sipas medias së huaj.