Biznesmeni Samir Mane ishte mbrëmë i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan përmes një lidhjeje me “Skype”.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, ka treguar se çfarë masash do të merrte nëse do të ishte ai kryeministër në këtë situatë të shkaktuar nga Covid-19.

Mane thotë se do të ishte më liberal për bizneset dhe, nën rregulla të forta, do të lejonte që disa prej tyre të vijonin punën.

“Është pyetje e vështirë… natyrisht do kisha ndjekur një politikë më liberale në hapjen e bizneseve, jo qendrat e tregtareve, por do kisha një rrugë më të avancuar për hapjen graduale të bizneseve”.

Ndërkaq, Mane mendon se bizneset që do të preken më gjatë nga kjo krizë dhe do të jenë të mbyllura për një periudhë me të madhe se të tjerat, përfshijnë strukturat e turizmin, lokalet dhe restorantet.

E sa i takon mundësisë për rrije të çmimeve, Mane thotë se kjo do të varet nga tregu botëror dhe importet.