Trupa e baletit të TKOB vjen mbrëmjen e së enjtes në Durrës për të performuar në amfiteatrin antik.
Në orën 21.00, do të vihet në skenë pjesa “Humus”, e cila është një himn për ekzistencën e natyrës dhe dashurisë për tokën.
Historia se kujt i përkasim, kë duhet të mbrojmë dhe ku do të shkojmë.
Ky aktivitet është një nga stacionet e sezonit veror “KultArt” 2023, organizuar nga Ministria e Kulturës, që çon artin e kulturën atje ku është publiku!






