Nga dielli në shi, e sërish diell. Edhe pse surprizat e fillim tetorit do t’i lënë vendin një moti të qëndrueshëm, luhatjet e temperaturave do të mbeten të theksuara në mëngjes dhe në mbrëmje.
“10 ditëshi i dytë i Tetorit do të jetë i qëndrueshëm. Mëngjes i freskët, në drekë vapë dhe në darkë temperaturat bien”,- tha meteorologia Lajda Porja.





