Kthjellime dhe rritje temperaturash. Kjo është ajo çfarë parashikon Meteoalb për orët në vijim dhe ditën e nesërme.
MOTI NE VIJIM: mbetet me vranësira dhe shira të herë pas hershëm, kryesisht në Qendër dhe Juglindje por vonë pasdite pritet kthjellim gradual i zonave Perëndimore dhe gjatë natës, kthjellimet bëhen dominante në gjithë vendin. Temperaturat maksimale sot janë ngjitur në 27 – 28°C në zonat malore dhe deri 30.5° në zonat Veriperëndimore.
Nesër pritet mot kryesisht i kthjellët duke sjellë rritje me 2°C të temperaturave të mesditës, në gjithë vendin.





