Ish-kryeministri, Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Opinion” deklaroi se edhe nëse SPAK vendos masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ai do të vijojë ta drejtojë PD dhe sipas tij do e çojë edhe drejt fitores.
Berisha u shpreh se ai do e drejtonte PD edhe nga thellësitë e çdo qelie dhe mandje do e çonte drejt fitores.
“Do e drejtojë Sali Berisha dhe nga thellësitë e çdo qelia. Unë do e drejtojë dhe o e çoj drejt fitores. Mund të marrë vendim që të mos komunikoj idealet e mia me shqiptarët? Kurrë. Nuk ka mure që ndalojë idealet e lirisë. Unë qëndrojë më i sigurt se kurrë,” tha ish-kryeministri.
Ai shtoi se Shqipëria sot, krahasohet me Rusinë dhe Iranin dhe theksoi se nga e hëna e në vazhdim fillojnë protestat.
“Do fillojnë protestat nga e hëna në vazhdim. Opozita është në mosbindje civile. Ju e patë në deklaratën e Këshillit të Ministrave të BE ishte pika e parë dhe bllokimi që Rama i bërë negociatave.
Opozita edhe sot, deputetët që nuk ishin përjashtuar nuk lejoheshin, në këto kushte nuk ka rrugë tjetër përvec mosbindjes civile.
Sot në parlament është votuar një akt që nuk ekziston kund në botë. Eshte votuar zgjatja e përjashtimit nga 10 ditë në 60 ditë.
Ai vjen të thotë që deputeti nuk ka më asnjë të drejtë për asnjë deputet, de facto ai i heq mandatin deputetit për dy muaj. Betejë për jetë a vdekje.
Demokratët, e para do i drejtojë Sali Berisha, Kryesia, Këshilli Kombëtar. Ajo është një parti në këmbë, ku fillon mosbindja civile nga e hëna në vazhdim” shtoi ai.