Brazil, 19 qershor 2014 – Një tifoz anglez, që u kap në kamera- mesa duket duke flirtuar me një braziliane gjatë ndeshjes së Botërorit, ka mohuar akuzat se po i merrte numrin e telefonit.
Fotoja e Carl Wenz u kthye në hit në rrjetet sociale.
“Çfarë do të bëjë gruaja kur të kthehesh,” bënte shaka dikush.
Wenz, që ka katër fëmijë dhe punon si kasap, tha se atij i pëlqen që të bisedojë me të huajt kur viziton vende të ndryshme.
Ai tha se vajza i kërkoi që të bënin një foto.
Partnerja e tij nuk ka bërë asnjë koment për mediat.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





