Deputeti Saimir Tahiri zhvillon sot, një konferencë për shtyp në orën 10:00 te Kryesia e Kuvendit, salla e Konferencave për shtyp.

Kështu ka njoftuar sot Kuvendi gazetarët për një dalje para mediave të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Kujtojmë se ish-ministri mori pjesë në seancën e kaluar pas disa muajve mungesë, ku edhe pati një prononcim të fortë për mediat që solli edhe reagime.

Nuk dihet ende se cili do të jetë fokusi i deklaratës së Tahirit, ndërsa opozita ka paralajmëruar debat të fortë në seancën e sotme që pritet të nisë në orën 10:00.