Aktorja e talentuar dhe e sapomartuara, zonja Timberlake, gjatë një interviste ka treguar se si po gjendet në jetën martesore.Jessica Biel për revistën “Elle” ka zbuluar se si po kënaqet duke qenë e martuar me Justin Timberlake dhe shpreh keqardhje se si muaji i tyre i mjaltit nuk ka zgjatur përgjithmonë.
"Martesa do të thotë që gjithmonë keni dikë që t’ua hapë një kavanoz me kastravecë, të ndajë me ju rëniet dhe ngritjet, me dikë që mund të përjetosh aventurat. Me dikë që mund të notosh e zhveshur, gjëra si këto", thotë Jessica.
"Atij i pëlqen të bëjë pite, ai është prej jugut, kështu që është kjo është gjëja e tij, ndikim të cilin ia përcolli gjyshja e tij. Di të bëj tre lloje të piteve dhe tortën hyjnore prej boronice, e cila është shumë e jashtëzakonshme", rrëfeu ajo për Justin.
Kujtojmë, Justin dhe Jessica u martuan pas një marrëdhënie të gjatë para dy muajve në Brindisi të Italisë. Tridhjetenjëvjeçari Justin Timberlake dhe 30-vjeçarja Jessica Biel kanë pasur një ndër martesat më të shtrenjta. Dasma e këtij çifti hollivudian ka kushtuar madje 6.5 milionë dollarë.
Ndërsa së fundi mediat kanë raportuar se Biel ka vendosur të tërhiqet për disa kohë nga biznesi kinematografik. Sipas zërave që kanë qarkulluar në mediat e huaja, aktorja e njohur do ta bëjë një gjë të tillë, pasi çifti i sapo martuar janë duke menduar që të krijojnë familje.