Pjesën më të madhe të kohës, së fundmi e kalojmë me një maskë në fytyrë. Edhe pse nga njëra anë janë mjeti i vetëm që na ndihmon të mbajmë larg Covid-19, nga ana tjetër vendosja e saj ka kosto në lëkurë. Me siguri keni dëgjuar shumë njerëz kohët e fundit të ankohen për akne të reja, fytyrë të acaruar dhe gjëndje lëkure siç nuk e kanë patur kurrë më parë. Një nga arsyet e mundshme është padyshim maska.

Çfarë rekomandojnë dermatologët për ne?

1. Lani fytyrën dhe hidratojeni çdo ditë.

Një fytyrë e pastër dhe e ushqyer mirë, parandalon problemet e lëkurës. Fytyrat e thata kanë tendencën të kenë më shumë probleme të shkaktuara nga maska, prandaj mos harroni hidratuesin, menjëherë pas larjes.

2.Përpiquni të shmangni make up-in kur vendosni maskën

Make up-it shtoji një maskë dhe imagjinojeni vetë ç’ndodh me poret. Nëse ju duhet patjetër të vendosni grim, kujdesuni të përdorni produkte që nuk do të bllokojë poret.

3. Shmang produktet e reja të kujdesit ndaj fytyrës

Mos eksperimentoni shumë gjatë kësaj periudhe. Vendosja e maskës, mund ta acarojë lëkurën brenda një kohe fare të shkurtër, prandaj shmangni eksperimentet për pak. Mos bëni scrub, peeling kimik, apo të përdorni retinoid, nëse e keni për herë të parë.

4. Përdor sa më pak produkte nëse e shihni që fytyra është acaruar.

Kur mbuloni fytyrën me maskë, disa nga produktet e lëkurës që keni përdorur më parë, mund t’jua acarojnë tani. Disa prej tyre janë:

1.acidi salicilik që vendosni

2.Retinoid

3. Kremi pas rroje

5. Vendos maskën e duhur

Kujdesu të jetë material i butë, (mundësisht pambuk) me disa shtresa, por në të njëjtën kohë e rehatshme. Shmangni materialin sintetik.

6. Bëni 15 minuta pushim çdo 4 orë.

Hiqeni maskën pasi të keni larë duart, por sigurohuni të jeni në distancën e kërkuar nga të tjerët.

7. Lani maskën

Pas çdo përdorimi duhet larë me patjetër. Duke vepruar kështu, hiqni prej saj gjithë yndyrën dhe qelizat e lëkurës të mbledhura brenda, të cilat bëhen burim për një problem të ri në fytyrë.