Të paktën 80 përqind e njerëzve e kanë provuar njëherë në jetë dhimbjen e mesit me të gjithë intensitetin e saj. Dhimbja e mesit dhe e shpinës është një shenjë paralajmëruese për anomalitë e shtyllës kurrizore dhe shpesh vjen si pasojë e qëndrimit jo të rregullt të trupit. Në ditët e sotme, shumica e trajtimeve për dhimbjen e mesit dhe të shpinës kanë të bëjnë me medikamente siç është aspirina apo qetësuesit e ngjashëm, por disa prej tyre janë shumë më të rënda dhe kanë efekte anësore. Në shumë raste, dhimbja e mesit shfaqet që në mëngjes, duke ndikuar në performancën fizike të ditës.
Çfarë duhet të bëni nëse zgjoheni me dhimbje mesi
Ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë trajtimet e mëposhtme për tu ndier më mirë.
Kompresat
Sipas ekspertëve, ju duhet të përdorni kompresa të ftohta e të ngrohta duke i alternuar. Secila prej kompresave duhet mbajtur për 10 minuta.
Medikamentet
Nëse keni dhimbje mesi që në mëngjes, pas buke mund të merrni një ilaç kundër inflamacionit. Barna të tilla ndihmojnë në menaxhimin e dhimbjeve. Pas këtyre dy këshillave praktike duhet të krijoni kushtet e duhura për mirëqenien e shpinës në mënyrë afatgjatë.
Dysheku problematik
Ka raste kur dhimbjet e mesit nxiten edhe nga një dyshek jo i mirë. Investoni në një dyshek që mundëson një mbështetje të mirë për të gjithë shpinën. Kur shtriheni, shpina duhet të qëndrojë e drejtë dhe jo e përkulur.
Pozicioni i duhur në makinë dhe para kompjuterit
Njerëzit që përdorin makinën, duhet të sigurohen që të kenë një pozicion të drejtë të shpinës,. Sedilja duhet mbajtur në një kënd 100 gradë dhe pjesa e ijeve duhet të qëndrojë e mbështetur në fund të sediljes. Nëse qëndroni gjatë në makinë jepini vetës kohë për tu shtriqur. Nëse qëndroni për shumë kohë përpara kompjuterit, qëndroni drejt dhe sigurohuni që shikimi juaj bie direkt në mes të ekranit. Çdo gjysëm ore duhet të sigurohuni që po qëndroni drejt.
Këpucët e duhura
Ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë që të investoni në këpucët e duhura që ofrojnë mbështetje për këmbët, ijet dhe shpinën. Këpucët e duhura, pengojnë lodhjen e muskujve dhe manifestimin e dhimbjeve në zona të tjera të trupit.
/AgroWeb