Dashur pa dashur, ankthi bëhet pjesë e jetës dhe përditshmërisë sonë.

Ankthi shoqërohet me ndjenja të frikshme që trondisin të gjithë organizmin deri në qelizë.

Ndonëse ndjesia e të qenit të pashpresë është e madhe, ka disa kura natyrale që ndihmojnë në shuarjen e ankthit.

Por nëse asnjë prej këtyre kurave nuk funksionon atëherë duhet të konsultoheni me një mjek specialist.

Izolimi social dhe ankthi 

Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org ka zbuluar se nëse një individ që vuan nga ankthi, ka të paktën një person tek i cili gjen sigurinë emocionale por edhe që ndihmon mirëqenien e tij, ka më shumë shanse të ketë një shëndet të shkëlqyer mendor.

Sipas studimit, izolimi social nxit dhe përkeqëson ankthin dhe simptomat e tij.

Njerëzit që kanë raporte të ngushta dhe të forta me anëtarët e familjes apo shoqërinë, e kanë më të lehtë të fitojnë vetëbesimin dhe të shpëtojnë prej ankthit.

Shëndeti i shkëlqyer mendor 

Një njeri besohet të ketë një shëndet të shkëlqyer mendor kur:

Arrin të ketë gëzim dhe të marrë kënaqësi nga jeta çdo ditë
Ka mirëqenie psikologjike dhe sociale çdo ditë
Është i çliruar nga ankthi, mendimet e vetëvrasjes dhe varësia nga substancat për të paktën një vit pas një episodi ankthi.

Çfarë duhet të bëni për të mbajtur ankthin nën kontroll?

Mos e teproni me alkoolin

Një gotë ose dy tingëllojnë një alternativë e pranueshme për qetësimin e emocioneve.

Por nëse e teproni me alkolin, atëherë do të përballeni me një nivel më të lartë të ankthit.

Rregulli i artë është jo më shumë se një pije alkolike, pra një gotë, në ditë për femrat dhe jo më shumë se 2 pije për meshkujt.

Aktiviteti fizik

Nuk është nevoja të stërviteni si për një maratonë.

Mjafton një ecje prej 10 minutash ose një aktivitet fizik për 45 minuta.

Secila prej këtyre alternativave do t’ju bëjë të ndiheni më mirë, njësoj si aspirina që shuan dhimbjen e kokës.

Nëse kryeni një aktivitet të rregullt fizik të paktën 3 herë në javë, do të vini re që krizat e ankthit do të pakësohen.

Kopshtaria

Sipas ekspertëve të AgroWeb.org, kontakti me natyrën dhe në veçanti përkujdesja për bimët dhe lulet është një kurë që funksionon.

Nëpërmjet këtij aktiviteti do të ndiheni më mirë nga ana emocionale.

Terapia e aromave

Aroma si ajo e lavandës, kamomilit dhe trëndafilit ju vijnë në ndihmë.

Këto aroma mund t’i gjeni në formën e vajrave esencialë të cilat mund t’i nuhasni ose të fërkoni zona të trupit, kryesisht qafën.

Ekspertët mendojnë se këto aroma dërgojnë mesazhe kimike në tru të cilat ndikojnë për mirë tek humori dhe emocionet.

Gjumi

Gjumi furnizon trurin me energji dhe përmirëson humorin dhe përqendrimin.

Nga të dhënat e AgroWeb.org, nëse flini mjaftueshëm do të jeni më pak të prekur nga ankthi.

Kujdesuni që të flini të paktën 7 deri në 9 orë në ditë.

Përpiquni t’i përmbaheni një orari të caktuar gjumi dhe zgjimi.

Dhoma e gjumit duhet të jetë e freskët, në errësirë dhe pa zhurma.

Aktiviteti fizik përmirëson gjumin, për sa kohë ushtroheni në mëngjes ose pasdite./AgroWeb.org