11 prill 2014 – Ndërsa produktet kimike që përdoren për kujdesin e flokëve janë bërë të panumërta, ekziston një mënyrë natyrale për tu kujdesur kundër rënies së tyre.

Në këtë drejtim këshillohet që të hahen produkte që përmbajnë një sasi të madhe hekuri, pasi ushqime të tilla, si spinaqi, midhjet, thjerëzat, qiqrat etj, luajnë rol kyç për forcimin e flokëve.

Antioksidantët gjithashtu luajnë rol thelbësor kundër plakjes së flokëve, pasi luftojne radikalet e lira. Në këtë drejtim këshillohet që të pihet çaj jeshil, fruta të thata, sojë etj.

Acidi folik është tejet i rëndësishëm për të evituar rënien e flokëve, dhe mes tyre këshillohen ushqime si brokoli, avogado etj.

Por nëse edhe me konsumin e këtyre produkteve ushqimore asgjë nuk ndryshon, atëherë duhet bërë një vizitë te specialisti pasi mund të jetë një patologji më e rëndë, e cila kërkon mjekim të specializuar.

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/