E talentuar që në moshën 4-vjeçare. Kjo gjë ka ndodhur me vajzën e Victorias dhe David Beckham. Më e vogla e familjes duket se ka trashëguar pasionin e së ëmës duke iu përkushtuar dizenjimit.

Në foton që ka publikuar së fundmi Victoria, e bija është duke punuar në një manekin për qepjen e rrobave. “Po punon si mami. Jam krenare”- ka shkruar Victoria.

E ndërsa vëllezërit merren me sfilataj bukruoshja 4-vjeçare vogëlushja i është përkushtuar vetëm dizejnimit. Nën mbikëqyrjen e Victorias, që ka arritur sukses në botën e modës ajo me siguri që do ia dalë. Edhe pse pasioni dhe dëshira nuk i mungojnë “Shumë herë vjen dhe më thotë: Babi më mirë të veshësh këto këpucë me këtë”, shprehet David.

Duket se fëmijët e çiftit Beckham kanë trashëguar pasionet e së ëmës.