Të rinjtë e Partisë Socialiste të Durrësit kanë organizuar mbrëmjen e djeshme një festë, në plazh, ku kanë marrë pjesë disa personalitete të së majtës si  Kryetari i Bashkisë Vangjush Dako dhe Sekretarja e Rinisë në Partinë Socialiste, Elisa Spiropali.

Në festën e FRESSH nuk mund të mungonte argëtimi. Të rinjtë kanë kërcyer e kënduar, ndërsa i ftuar ka qenë reperi Noizy. Me këtë rast ai ka pozuar me kryebashkiakun Dako, Spiropalin dhe kryetaren e FRESSH Durrës, Justina Shkira.