I ftuar mbrëmjen e të hënës në emisionin "Në kurthin e Piter Pan", këngëtari i njohur Sinan Hoxha është përballur me pyetjet e fëmijëve.

Njëri prej fëmijëve, Xheisoni, nisur nga mbiemri i njëjtë, e ka pyetur këngëtarin se çfarë e ka diktatorin Enver Hoxha.

"Xheison ti i ke këto pyetjet me spec kështu. Enver Hoxhën nuk e kam gjë, por nipin e tij e kam shok",  i tha Sinani.

Këngëtari është treguar shumë i hapur dhe i çiltër me fëmijët, duke shkaktuar dhe shumë të qeshura.