Shkencëtarët danezë kanë bërë një zbulim të rëndësishëm përsa i përket shkaqeve që shkaktojnë migrenën. Studimi është një hap i madh në rrugën për trajtimin më të suksesshëm të kësaj sëmundjeje.

Ata thonë se gjetjet e tyre hedhin poshtë teorinë që ka vlejtur për kohë të gjatë lidhur me atë se pse koka ndjen dhimbje gjatë sulmeve të migrenës.
Për kohë të gjatë është menduar se migrena shkaktohet nga një zgjerim arteriesh në pjesën e jashtme të kokës.

Tani, studimi danez sugjeron se mund të jetë një arsye tjetër e cila shkakton dhimbje: fibrat nervore nëpër enët e gjakut bëhen shumë të ndjeshme.
Në këtë përfundim shkencëtarët erdhën pasi studiuan kokën e 19 femrave të cilat vuanin nga migrena, duke ekzaminuar arteriet e tyre gjatë sulmeve të migrenës.

Femrat të cilat konsiderohen të jenë të shëndetshme dhe vuajnë nga migrena pa aureolë do të thotë se nuk vuajnë nga shqetësimet pamore.
Hulumtuesit këtë e shpjegojnë me atë se migrena është e kufizuar në një pjesë të kokës duke mundësuar që pjesa e pa prekur e kokës të mund të skanohet për të parë ndryshimet.

Ata kanë gjetur se, në kundërshtim me besimin popullor, enët e gjakut nuk zgjerohen.
Sipas studiuesve arteriet në pjesën e jashtme të kokës nuk zgjerohen gjatë sulmeve të migrenës, derisa ato në pjesën e brendshme të kafkës janë pak më të zgjeruara vetëm në pjesën ku ndihet dhimbja në krahasim me pjesën tjetër ku nuk ndihet dhimbja.

Kjo ngre pyetjen se si mund të ndikojnë barnat kundër migrenës.

Pacientët me migrenë janë të dhënë pas barërave para se të bëjnë një skanim MRI.
Duke u bazuar në atë se enët e gjakut brenda kafkës janë ende pakëz të zgjeruara edhe kur kalojnë sulmet, që do të thotë se barërat nuk e kanë efektin e menduar më parë.

Kjo teori e re thotë se dhimbjet e migrenës vijnë për shkak të fibrave nervoz në enët e gjakut të cilët marrin një ndjeshmëri shtesë.

“Gjetjet tona janë të një rëndësie të madhe për të kuptuar dhimbjet e shkaktuara nga migrena dhe në studimet e ardhshme për këtë çështje”, tha bashkautori në këtë studim Faisal Mohammad Amin, një student i PhD në Qendrën Daneze të Dhimbjeve të Kokës, në spitalin Glostrup.

“Në të njëjtën kohë, rezultatet e hulumtimit mund të përdoren për të siguruar pacientët me migrenë të cilët shqetësohen se mund t’u shpërthejnë arteriet gjatë një sulmi, se kjo nuk mund të ndodhë”, tha ai.