10 prill 2014 – Po ju tregojmë shkaqet kryesore që shkaktojnë reumatizmën, një sëmundje shumë e përhapur në vendin tonë. Në pjesën më të madhe të rasteve reumatizma shkaktohet nga një sëmundje që godet artikulacionet, por një rol të dorës të parë luajnë dhe faktorët e mëposhtëm:
Ushqimi
Mjekët këmbëngulin se ka një rëndësi të madhe mënyra sesi ne ushqehemi. Ushqimi i gabuar ka një aftësi të madhe për të shpërthyer dhembjet ne kocka. Përveç një proteine, e cila haset më shumë në mishin e lopës, në qumështin dhe në bulmetrat e saj, edhe ushqimet që kanë një sasi të lartë kripe siç janë prodhimet e sallamerisë, dadot për supa, djathërat e stazhionuar, sallatat etj., konsiderohen si shkak për inflamacionin e artikulacioneve. Madje, ka një lidhje të forte mes alergjisë së disa persona kanë nga ushqimet dhe reumatizmës që ato shkaktojnë në trupin e tyre.
Goditjet
Nuk duhen anashkaluar edhe goditjet apo traumat që ka pësuar kocka. Mund të shkaktojnë dhimbje të mëdha reumatizmale. Është e njohur se sportistët profesioniste, notarët, kërcimtarët, pra të gjithë ata që sforcojnë muskujt dhe kockat, vuajnë nga dhimbje të këtij tipi. Nëse ju jeni rrëzuar shpesh dhe keni vrarë gjunjët, ato janë më të predispozuar për t’u prekur më pas nga reumatizma sesa kockat e tjera të trupit.
Klima
Dihet se klima ka një rëndësi të madhe dhe kjo nuk ka të bëjë me një lloj fiksimi që kanë njerëzit. Jo, është shkencërisht e provuar se klima dhe reumatizma kanë një lidhje të fortë mes tyre. Disa persona manifestojnë një sensibilitet më të madh në lidhje me të ftohtit dhe me lagështirën. Është zbuluar se një proteinë, e cila është prezente në gjakun e njeriut, ka përgjegjësi direkte për inflamacionin e artikulacioneve dhe ajo favorizohet nga situata të ndryshme klimaterike.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





