Zbokthi është rezultat i një floku të yndyrshëm. Lëkura e vdekur e skalpit të kokës copëtohet në copa të vogla e të bardha që ne e quajmë zbokth. Është vështirë për ta hequr qafe atë, por ia vlen në mënyrë që të mos ndihemi më në siklet kur jemi para miqve tanë ose ndonjë personi që e pëlqejmë.
Aspirina
3 hape aspirine mund t’i futni në një gotë me ujë të nxehtë dhe t’i lini të shkrijnë. Pasi përbërja të jetë ftohur mund të lani flokët me të.
Larja e flokëve me uthull
Para përdorimit të shampos, lajini flokët me uthull. Lërini një minutë më pas shpëlajini me ujë të ngrohtë dhe shampo. Mundohuni ta aplikoni këtë metodë çdo herë që lani flokët tuaj. Mund të provoni të bëni edhe të kundërtën e procedurës që përmendëm më lart, por në mënyra e parë nuk mbetet aroma e uthullës në flokët tuaj. Ajo jo vetëm që lufton zbokthin, por ndihmon që flokët të jenë sa më vezullues.
Masazhoni lëkurën e kokës me çaj me mente
Përdoret ashtu si edhe me uthullën por duke e masazhuar për disa minuta në kokë.