Një personazh plot energji e dashuri është edhe Hueyda El Saied e cila duket se ka bërë një vizitë flesh në Tiranë. Kjo për një arsye të fortë thotë ajo. Në fakt është ditëlindja e gjuyshës së Hueydës, arsyeja e udhëtimit të saj së bashku me djalin, Gabriel.
Hueyda e ka shprehur vazhdimisht marrëdhënien e veçantë që ka ekzistuar gjithmonë mes atyre të dyjave dhe që vazhdon të jetë, edhe pse tani e tronditur paksa nga një “tradhti” e gjyshes, e cila duket se do më shumë stërnipin e saj, Gabriel.
“Kjo buzëqeshja jote më ka shoqëruar tërë jetën. Më ka inkurajuar, me ka dhënë zemër, e ka qenë shpesh arsyeja për të ecur përpara pavarësisht vështiresive. Ti u bëre gjyshe në të njëjtën moshë që unë u bëra nënë, e sot kur im bir më shtyn sepse do të vij në krahët e tu, jam njeriu më i lumtur në botë (s'do ta pranoja kurrë një gjë të tillë për dikë tjetër. Gëzuar 80 vjetorin gjyshja ime e dashur! Të dua pafundësisht!”, shkruan Hueyda pranë fotos së gjyshes 80-vjeçare.
Sot, duket se udhëtari Gabriel dhe mamaja e tij, janë nisur sërish.