Oficerja e policisë së Durrësit, Peranxhela Shahini, paraditen e sotme, i dha fund jetës vetëm me një të shtënë pistolete në bark, në katin e dytë të shtëpisë së saj në Katund Sukth të Durrësit.

Akti i policës së re ka lanë të shokuar familjarët dhe kolegët dhe koleget e Shahinit. Ajo ishte pranuar në polici në vitin 2014 dhe kolegët që e njihnin nga afër thonë se nuk arrijnë ta besojnë dhe nuk dinë të japing një arsye që mund ta ketë shtyrë vajzën e re të vetëvritet.

Varrimi i 23-vjeçares pritet të zhvillohet nesër, ndërsa koleget thonë se do ta kenë të vështirë t’i japin lamtumirën në këtë formë një vajze shembullore si Peranxhela.

Nga fotoja që po publikon DurrësLajm duket se Peranxhela Shahini ishte një vajzë brune dhe bukuroshe, me një buzëqeshje plot sharm. Ajo ishte vajza e tretë e një familjeje, të përbërë nga 2 prindërit dhe 4 vajzat e tyre. Koleget e njihnin për vajzë mjaft serioze dhe tejet të përmbajtur. “Ishte tip i fortë dhe i ftohtë, gati si çun”,- thanë koleget e polices për DurrësLajm.  

Ndërkohë Policia përjashton faktin të kemi të bëjmë me ngjarje aksidentale, pasi e reja kishte vendosur qytën e pistoletës në bark, çka do të thotë se kemi të bëjmë me vetëvrasje të pastër, për arsye që mbeten ende të paqarta.

Sipas hetuesve, akti i rëndë s’ka të bëjë me detyrën që e reja ushtronte, pasi nuk janë në dijeni që policja të kishte pasur presione apo kërcënime nga persona te tjere.

Gjendja familjare e polices mësohet të ketë qenë e qëndrueshme dhe përjashtohet pista se ajo mund të jetë shtyrë drejt këtij akti për çështje sociale.

Policia ka marrë për verifikim telefonat celularë të 23-vjeçares për të zbuluar apo marrë ndonjë indicie rreth shqetësimit që ka pasur kolegia e tyre që u vetëqëllua me armën e shërbimit.