Në orët e para të mëngjesit të sotëm, forcat izraelite sulmuan disa objektiva mbi Iran duke bërë që sytë e botës të kthehen nga ky zhvillim i fundit dhe duke nzitur reagime të shumta.

Nga të gjitha centralet e shumta bërthamore të Iranit, Izraeli duket se ka synuar vetëm një numër të vogël, përfshirë Natanzin.

Kjo ngre pyetjen: pse pikërisht ky objekt?

Përgjigja është sepse Natanzi është vendi kryesor për pasurimin e uraniumit në shkallë të gjerë – procesi që prodhon materiale për përdorim bërthamor civil ose ushtarak.

Irani ka mohuar se kërkon armë bërthamore dhe nuk dihet nëse ka prodhuar uranium të gradës ushtarake. Por agjencia ndërkombëtare bërthamore, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), kohët e fundit vlerësoi se mund të prodhojë – teorikisht – nëntë bomba bërthamore nëse rezervat e uraniumit të pasuruar që ka do të rafinoheshin më tej në nivelin e gradës ushtarake.

Marrëveshja bërthamore e vitit 2015 kufizoi atë që Iranit i lejohej të bënte në Natanz, por që kur Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja në vitin 2018, Irani ka përshpejtuar aktivitetin atje.

Besohet se Izraeli e ka shënjestruar Natanzin vitet e fundit me operacione sabotimi. Ai u godit nga një sulm i madh kibernetik në vitin 2010 dhe u dëmtua nga eksplozivë që thuhet se ishin fshehur brenda një tavoline atje 10 vjet më vonë.

Natanzi pësoi dëme të mëtejshme dhe të gjera në një sulm misterioz vitin pasardhës, për të cilin Irani fajësoi Izraelin.