Rusia do të lejojë Serbinë të rieksportojë gazin e saj, e cila deri më tani nuk ishte e mundur në bazë të marrëveshjes serbo-ruse të dhjetorit 2012, bëhet e ditur sipas një dokumenti të botuar sot në faqen e internetit të lajmëtarit të qeverisë ruse.
“Është propozuar që të miratohen ndryshimet e marrëveshjes për furnizimet me gaz natyror nga Rusia në Serbi nga data 3 dhjetor 2012, në bazë të propozimit të Ministrisë së Energjisë dhe miratimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe marrëveshjes së mëparshme me palën ruse”, thuhet në dokument.
Është deklaruar se protokolli do të hyjë në fuqi menjëherë pas përfundimit të procedurave, raporton “Vestinet”, transmeton Periskopi.
Marrëveshja mbulon periudhën nga 2012-a në 2021-shin dhe parashikon shpërndarjen e deri në pesë miliardë metra kub në vit.
Kompania ruse e gazit Gasprom ka rritur furnizimet me gaz në Serbi me 23,5 për qind në 11 muaj të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016, tha kompania.
Dorëzimi në Turqi arriti rekord prej 27.6 miliardë metrash kub në periudhën nga 1 janari deri më 15 dhjetor 2017, që është 18,8 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas deklaratës së Gazprom, cituar nga agjencia ruse “TASS”.
Përveç kësaj, eksporti i gazit në vendet e tjera që do të furnizohen nga tubacioni Turk Stream, i cili është aktualisht në ndërtim e sipër, është rritur, kështu që furnizimet me gaz në Greqi u rritën me 10,1 për qind, në Bullgari me 5,7 për qind dhe në Hungari 22%.
Projekti Turk Stream parashikon ndërtimin e një tubacioni të gazit nën Detin e Zi në pjesën evropiane të Turqisë dhe më tej në kufirin me Greqinë.