A keni ndjerë ndonjëherë neveri dhe një gjendje të pazakontë frike duke parë një huall mjalti ose një luleshtrydhe? Nëse po, mund të keni një gjendje të veçantë të quajtur tripofobia: frika nga vrimat e vogla, gunga ose modele të tjera.
Shkaktarët tipikë të tripofobisë përfshijnë hojet e mjaltit, luleshtrydhet, bishtajat e farave të zambakut, koralet, shegët, flluskat, kondensimin, pjepërin, sytë e insekteve, veshjet e kafshëve dhe modele të tjera që shihen tek insektet, kafshët dhe ushqimet.
Edhe objektet e pajetë si shkëmbinjtë me modele tripofobike mund të veprojnë si shkak.
Kur një person me këtë gjendje sheh një nga këto imazhe, ai përjeton simptoma të tilla si rrëqethje, djersitje, dridhje, kruajtje, frikë, të përziera, neveri dhe ankth. Ndryshe nga rasti i fobive të zakonshme, megjithatë, ndjenja kryesore e lidhur me tripofobinë është neveria dhe jo frika.
Nuk është e qartë se sa njerëz janë të prekur nga tripofobia, por një studim i vitit 2013 për këtë gjendje raportoi se nga 286 të rritur, 11% e meshkujve dhe 18% e femrave përjetuan një neveri ndaj imazhit të farës së zambakut. Si e tillë, tripofobia mund të jetë mjaft e zakonshme.
Megjithëtë, debate nëse ajo është apo jo një fobi vazhdon ende. Siç qëndron, tripofobia nuk përfshihet në versionin aktual, të pestë të Manualit Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore të Shoqatës Amerikane të Psikiatrisë (DSM-5), udhëzuesi diagnostik për çrregullimet mendore i përdorur nga psikologët.
Sipas këtij klasifikimi, tripofobia mbetet vetëm në shkallën e fobive specifike, të cilat gjithsesi, duhet të shkaktojnë frikë ose ankth të theksuar. Për krahasim, tripofobia shkakton më së shumti ndjesi neverie se sa frike.
Sa i përket shkakut të tripofobisë,shkencëtarët nuk janë ende të sigurt se nga ajo vjen. Shpjegimet më të pranueshme janë se disa frikëra lidhen me sëmundjet ose rrezikun.
Kështu, një shpjegim i besueshëm për tripofobinë është se ajo është një “përgjigje e përgatitur në mënyrë evolucionare” ndaj gjërave që ngjajnë me parazitët ose sëmundjet infektive.
Për shembull, disa sëmundje infective vijnë nga parazitët, të cilët lënë vrima të vogla në lëkurë. Një neveri ndaj këtyre mund të veprojë si një shenjë paralajmëruese për të qëndruar larg të infektuarve.
Është interesante se disa studime kanë gjetur gjithashtu një lidhje midis tripofobisë dhe disa çrregullimeve mendore. Për shembull, një studim i vitit 2017 raportoi se njerëzit me këtë gjendje kishin më shumë gjasa të kishin depresion dhe ankth.
Në përgjithësi, megjithatë, është shumë herët të thuhet se si zhvillohet tripofobia ose çfarë e shkakton atë dhe ende duhen bërë më shumë kërkime për të dalë në një përfundim.





