La Stampa raporton se virusi Nipah ka shkaktuar dy raste të reja në Indi, duke ndezur alarmin në Azinë Juglindore. Tajlanda, Singapori, Hong Kongu dhe Malajzia kanë forcuar kontrollet në kufij dhe protokollet e mbikëqyrjes. Pacientët, punonjës shëndetësorë, ndodhen në terapi intensive, ndërsa 196 persona që kishin pasur kontakt rezultuan negativë.
Nipah, i identifikuar për herë të parë në vitet ’90, ka shkallë të lartë vdekshmërie, por nuk transmetohet lehtësisht. Ai përhapet kryesisht nga kafshët (lakuriqët e natës) tek njerëzit përmes ushqimit të kontaminuar ose kontaktit të ngushtë mes njerëzve, zakonisht punonjës shëndetësorë. Simptomat fillestare janë gripi, ethet dhe dhimbjet muskulore, ndërsa komplikacionet mund të përfshijnë encefalit akut.
OBSh e ka renditur Nipah mes sëmundjeve prioritare me potencial epidemik. Aktualisht nuk ka vaksina ose trajtime specifike. Sipas ekspertëve italianë, rreziku për Europën mbetet shumë i ulët, ndërsa masat kryesore mbeten parandalimi dhe mbikëqyrja.





