Këtij i thonë fat! Studentja e Fakultetit Ekonomik në Tiranë, Desilvja Menaj, e arrestuar tri ditë më parë, edhe pse është dënuar me 1.4 vite heqje lirie, do të qëndrojë shumë pak në burg.
21-vjeçarja ka përfituar nga amnistia që u dha në fundvit, ndërkohë që vendimi i Apelit të Krimeve të Rënda ishte dhënë më 11 shtator 2015. Studentja i kishte kërkuar 15 mijë Euro të dashurit të saj të martuar, biznesmen nga Vlora, duke e kërcënuar se në të kundërt ajo do të bënte publike lidhjen e tyre.
Çështja shkoi te Krimet e Rënda për veprën penale ‘shtrëngim me anë të kanosjes’ dhe Apeli e dënoi atë me 1.4 vite burg. Ajo tashmë ka përfituar nga neni 4 i amnistisë, sipas të cilit të dënuarave femra i ulen 1 vit e 6 muaj burg nga dënimi që kanë për të kryer.