Aubry Wiltcher është vajza 29-vjeçare nga San Diego, Kaliforni, e cila i ka mahnitur të gjithë me aftësinë e saj për të lëvizur stomakun, madje ajo po e shokon fare rrjetin, pasi është me të vërtetë mjaft e veçantë.

Videoja është shpërndarë me mijëra herë, ndërsa atë e kanë parë më shumë se 1 milion persona në një kohë të shkurtër.

Edhe komentet për të kanë qenë nga më të ndryshmet, ku disa thoshin se Aubry me lëvizjet e saj të krijon idenë se në stomakun e saj fshihet diçka. Kjo lëvizje e barkut është pjesë e një ushtrimi joge i quajtur “Nauli”.