Një varg postimesh konfuze të cilat i referoheshin “atij” e bënë kryefjalë lajmesh Greta Koçin pak ditë më parë. Foto nga një set fotografik në të cilin shënohej hashtagu #atij u shpërndanë me shpejtësi bashkë me një lajm të ri të supozuar për Gretën: një dashuri e re?

Në të vërtetë, “Atij” është titulli i këngës së re të Gretës, një projekt që këngëtarja do ta publikojë së shpejti. Siç tregon ajo për Prive, është një këngë dashurie që i ngjan një dedikimi, ndaj pritet të pëlqehet sidomos nga gjinia femërore. Por jashtë kësaj, nuk ka asgjë tjetër. Të paktën deri tani: “Nuk ka asgjë tjetër… Të jetë për mua, unë s’nxjerr gjë…” – thotë ajo duke këmbëngulur se nuk ka asgjë tjetër personale pas këtij titulli.