30 korrik 2015 – A e keni menduar ndonjëherë se çfarë i ndodh trupit tonë nëse pijmë një kanaçe Coca-Cola?
Një grafikë e re ka zbuluar reagimin që ka trupi ynë një orë pasi konsumojmë Coca-Cola, që nga gllënjka e parë, e deri pas 60 minutash pasi e kemi përfunduar.
Grafika u formulua nga The Renegade Pharmacist, një blog i drejtuar nga farmacisti britanik Niraj Naik, shkruan ‘CBC Atlanta’.
Në 10 minutat e para: 10 lugë çaji me sheqer godasin sistemin tone (100% e sasisë së rekomanduar). Ne nuk vjellim menjëherë nga ëmbëlsia e fortë, sepse acidi fosforik bën që trupi ta përballojë atë.
Pas 20 minutash: Sheqeri në gjak është rritur ndjeshëm, duke shkaktuar rritje të insulinës. Mëlçia e kthen sasinë e sheqerit në yndyrë.
Pas 40 minutash: Përthitja e kafeinës është e plotë. Presioni i gjakut rritet, receptorët e trurit bllokohen.
Pas 45 minutash: Trupi ynë rrit prodhimin e dopaminës e stimulon qendrat e kënaqësisë në tru. Është e njëjta mënyrë si funksionon dhe kokaina.
Pas 60 minutash: Acidi fosforik çon kalciumin, magnezin dhe zinkun në sasinë më të ulët.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/