Njihen për miqësinë e tyre edhe pasi kanë jetuar për disa vite një lidhje dashurie, por Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula, këto ditë janë vënë sërish në fokus të mediave. Shkak është bërë një koncert në Belgjikë, në të cilin dy këngëtarët kosovarë kanë qenë të ftuar.
Të dy kanë krijuar lidhje të reja me partnerë të tjerë, madje Ledri e ka bërë edhe publike romancën e tij me Adela Sollakun, e megjithatë kjo nuk është aspak pengesë që të kalojë momente edhe me ish të dashurën. Siç shkruajnë mediat kosovare, Ledri dhe Dafina, para koncertit në Belgjikë janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit duke darkuar në restorant.