Reperi i njohur Noizy ka bërë së fundi çmendurinë e tij të radhës, që me siguri do t’ju çudisë të gjithë.
Këngëtari i Hip-Hop ka çuar mbesën e tij të vogël në palestër, duke u përpjekur kështu t’i injektojë edhe pasionin e tij për sportin, shkruan Xing.al.
Megjithatë, vogëlushja, të cilën reperi e adhuron nuk ka bërë vërtetë shtanga, apo squats.
Së bashku me dajën e saj ajo ka realizuar një set fotografik, që me shumë mundësi do të publikohet së shpejti.
Këtë moment të veçantë dhe të ëmbël Noizy ia ka besuar koleges së tij Rezarta Shkurta, e cila përveç muzikës merret edhe me fotografi.