Gjatë verës është  shkruar për stilin e ri të flokëve të bukuroshes holivudiane, aktores Charlize Theron, por atë stil ajo arriti ta fshihte  me anë të kapelave të mëdha.

Megjithatë, kësaj here fotografët kanë arritur që ta fotografojnë me nënën e saj, Gerda Theron, duke shkuar në kinema dhe imazhi i saj i ri përsëri ka tërhequr vëmendjen e medieve. Shumëkush ishte befasuar për të keq kur e panë aktoren pa flokët e bukur të verdha, ndërsa të tjerët kanë arritur në përfundimin se Charlize pavarësisht që ka hequr dorë nga flokët e saj, ende mbetet e mrekullueshme.

Kujtojmë se Charlize Theron ka rruar kokën e saj për filmin e ri të George Millerit, "Mad Max", ndërsa në rebootin e njërës prej serialeve filmike më të popullarizuara do të shfaqen edhe Tom Hardy (si Mad Max), Nicholas Hoult, Zoe Kravitz, Adelaide Clemens dhe Riley Keough .