ANGLI, 27 prill 2013 – Vite më parë ai ishte një aktori i ri që arriti një sukses të jashtëzakonshëm në karrierë që kur ishte adoleshent.

Por çfarë i ka ndodhur tani Daniel Radcliffe, aktorit që të gjithë e identifikojnë me emrin Harry Potter, roli që i dhuroi atij famën?

Ai është shfaqur në një aktivitet në Londër me fytyrë të lodhur, ndërkohë që poshtë syve kishte rrathë të zinj, shumë të dukshëm.

Ndërsa shkonte në studiot e BBC Radio 2 për një intervistë me Chris Evans fotografët fiksuan pamjen e tij të zbehtë dhe të lodhur, me një mjekër disa ditëshe dhe flokë të çrregullt.

Madje edhe kombinimi i veshjeve linte për të dëshiruar. Por pavarësisht kësaj Radcliffe ndaloi për t'u takuar me fansat dhe për të lëshuar autografe.

/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/