Paraqitja e tij, në Francë, me syze dielli, pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër, u shndërrua hit në rrjete sociale.
Presidentin Hashim Thaçi nuk ishim mësuar ta shohim në TV me stil të tillë, jashtë kodit të veshjes së një shefi të shtetit.
Por, një fotografi e publikuar të hënën në media, duket se e bën të qartë arsyen se pse Hashim Thaçi u dha mundësinë njerëzve të rrjeteve sociale të tallen me të, shkruan “Gazeta Express”.
Duket se Thaçi kishte për qëllim që të fshihte njërin sy të mavijosur, por që atij iu vërejt në një aktivitet publik.
Presidenti kishte të nxirë syrin e djathtë, shenjë jo e zakonshme në fytyrën e tij, që nuk dihet si mund t’i jetë shkaktuar.






