Është paraqitur sot në Spitalin e Traumës në Tiranë, me shenja të plagosjes me thikë, shtetasi Artan Gjermeni, me funksionin gjyqtar. Sipas burimeve të Opinion.al, Gjermeni nuk e pranon faktin që është plagosur me thikë, por pretendon se është dëmtuar nga qepeni i garazhit ku mban makinën.

Për ata që nuk e njohin, Gjermeni është një gjykatës i njohur, i cili më parë ka qenë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kolegjit Penal si edhe ka marrë në shqyrtim dosjen ndaj ish-guvernarit Ardjan Fullani. Ndërkohë që ngjarja ku është përfshirë Gjermeni, është akoma në zbardhje e sipër nëse kanë qenë rrethana aksidentale ato që e kanë çuar drejt lëndimit, apo kemi të bëjmë me një plagosje me armë të ftohtë?