Chloe O’Neill, nga Glasgow i Skocisë, filmoi qenin pasi kishte pirë aksidentalisht një cigare marijuanë dhe më pas e publikoi në “Twitter” gjendjen e çorientuar të tij.
Videoja që ajo publikoi në rrjetet sociale është duke bërë një bujë të madhe. Dallohet që qenit i dridhen këmbët dhe duket i përgjumur.
“Jo çdo ditë qeni yt kalon nën efektin e drogës, sepse e ka konsumuar atë ndërsa kishim dalë për shëtitje”, shkruan ajo në publikimin e videos.
Shumë prej komentuesve i kanë cilësuar pamjet si qesharake, ndërsa disa të tjerë e kanë marrë si një shembull që duhet ta shohin konsumatorët e lëndëve narkotike, për të parë në këtë mënyrë edhe efektin që ajo jep tek ata.