Ndjekësit e Luiz Ejllit janë shqetësuar për shëndetin e këngëtarit, pasi ky i fundit është shfaqur me shenja në kokë.
Në një video të postuar në Instagram, Luizi shfaqet me disa njolla të errëta në kokë.
Fituesi i Big Brother Vip 2 ka pak kohë që ka dekoloruar flokët për të disatën herë e mbase mund të jetë edhe si pasojë e kësaj, por po të shihet me vëmendje në pjesën e favoriteve, shenjat nuk janë aspak normale.
Të jenë njolla nga dielli, apo ndonjë gjë më e madhe? Apo, mos vallë Luizi është përleshur me dikë? Nuk do ishte çudi që shenjat të jenë edhe si pasojë e ndonjë sherri.