23 dhjetor 2014 – Fotoja është postuar nga vetë Kryeministri Rama në profilin e tij zyrtar në Facebook me moton “Foto e ditës”. Ajo është bërë ditën e hënë kur kreu i qeverisë shqiptare vizitoi minierën e Bulqizës. Mes punëtorit kinez dhe kryeministrit Rama ka patur edhe një bisedë të shkurtër që e kanë zbardhur për mediat të pranishmit.
Pasi e ka përshëndetur, Kryeministri shqiptar i tha punëtorit se kur qeveria kineze të mbajë premtimin për ndërtimin e rrugës së Arbrit ai do të shkojë më shpejt në Kinë!!!
Vetë kinezi ka qeshur dhe me këtë rast i ka kërkuar që hyrje-daljet e tij, të mos shënohen në regjistrin e turistëve. Por sipas të njëjtave burime Rama i tha që kjo kërkesë duhet shtuar në projekt-marrëveshjen me PD, duke qenë se këtë praktikë e ka trashëguar nga qeveria e Berishës.
Si përshëndetje largimi, Rama i përkëdhelur me përzemërsi “pjesën lakuriqe të kokës”.
/lapsi.al/





