Kur mbyllim sytë në errësirë, shumë prej nesh përjetojnë forma, rrotullime ose drita të çuditshme që lëvizin – një fenomen që ka një shpjegim shkencor.
Sipas IFL Science, këto imazhe quhen fosfene, ndjesi drite që ndodhin edhe kur nuk ka burim real drite. Profesoresha e asociuar Katrina Schmid nga Universiteti i Teknologjisë në Queensland shpjegon për The Conversation se këto sinjale krijohen nga qelizat në pjesën e pasme të syrit dhe interpretohen nga truri si dritë, megjithëse nuk janë të tilla.
“Sytë tanë nuk ‘fikën’ në errësirë – ata vazhdojnë të gjenerojnë sinjale që truri i sheh si modele dhe ngjyra. Kjo është një iluzion optik,” – thotë ajo.
Edhe pse fosfenet janë të zakonshme dhe të padëmshme, ekspertët paralajmërojnë se në disa raste ato mund të jenë shenjë e problemeve me retinën, si shkëputja e saj, sëmundje neurologjike, ose thjesht rezultat i fërkimit të syve.
“Nëse dritat bëhen më të forta ose zgjasin më shumë se zakonisht, duhet të konsultoheni me mjekun,” shton Schmid.